Netflix shënoi një rritje të jashtëzakonshme të fitimit dhe të ardhurave në tremujorin e tretë të vitit 2024, duke tejkaluar pritshmëritë e analistëve. Fitimi i kompanisë u rrit me 41 për qind, duke arritur shifrën rekord prej 2.36 miliardë dollarësh, ndërsa fitimet për aksion ishin 5.4 dollarë. Të ardhurat u rritën gjithashtu me 15 për qind krahasuar me vitin e kaluar, duke arritur në 9.83 miliardë dollarë.
Këto rezultate i tejkaluan ndjeshëm pritshmëritë e analistëve të LSEG, të cilët kishin parashikuar fitime prej 5.12 dollarë për aksion dhe të ardhura prej 9.77 miliardë dollarësh. Gjithashtu, numri i abonentëve të Netflix u rrit me 5.1 milionë, duke arritur në 282.7 milionë abonentë, më shumë sesa pritej nga analistët, të cilët kishin parashikuar 4.5 milionë abonentë të rinj.