Nëse jeni adhurues të filmave plot tension dhe mister, atëherë duhet patjetër ta shtoni në listën tuaj filmin e ri spanjoll në Netflix – Firebreak.
Ky thriller psikologjik i errët sjell historinë e një nëne që përballet me makthin më të madh: zhdukjen e vajzës së saj 8-vjeçare, pikërisht në momentin kur një zjarr i madh pyjor përfshin zonën.
Filmi, i drejtuar nga David Victori, ndjek historinë e Marës (interpretuar nga Belén Cuesta), e cila pas vdekjes së bashkëshortit kthehet në kabinën familjare për ta përgatitur për shitje. Me të udhëton edhe vajza e saj, Lide.
Por qetësia prishet kur shpërthen një zjarr i pakontrolluar dhe autoritetet urdhërojnë evakuim urgjent. Në momentin kur familja është gati të largohet, Mara kupton se vajza e saj ka humbur pa gjurmë.
E pushtuar nga paniku, ajo thyen urdhrin e evakuimit dhe hyn në pyllin e mbushur me tym për ta kërkuar vetë. Shpejt bëhet e qartë se zhdukja e vajzës nuk është thjesht pasojë e kaosit por diçka shumë më e errët fshihet pas saj.
“Firebreak” nuk është vetëm një film për një zjarr pyjor është një histori për humbjen, frikën dhe instinktin e një nëne që nuk dorëzohet.


