Netflix ka publikuar trailerin e sezonit të dytë të programit “With Love, Meghan”, vetëm një ditë pas rinovimit të kontratës mes Meghan Markle dhe Princit Harry me platformën. Tetë episodet e reja, që do të transmetohen nga 26 gushti, do të kenë të ftuar personalitete si Chrissy Teigen, Tan France, Jay Shetty me bashkëshorten Radhi Devlukia, si dhe kuzhinierë të njohur ndërkombëtarisht.
Sezoni i parë mori kritika të ashpra dhe një vlerësim prej 3.2/10 në IMDb, por Netflix ka konfirmuar se xhirimet për sezonin e ri tashmë kanë përfunduar, duke treguar se projekti do të vazhdojë pavarësisht reagimeve negative.