Netflix ka shpallur se sezoni i dytë i “Squid Game” do të lansohet këtë vit, së bashku me seritë e reja “The Diplomat” dhe “Empress”.
Në një letër për investitorët, Netflix ka deklaruar se ka një listë të pasur për vitin 2024. “Squid Game” u bë fenomen i kulturës pop, duke mbledhur më shumë se 1.65 miliard orë shikimi.
Aktorët kryesorë rikthehen dhe kastit i shtohen edhe emra të tjere koreano-jugorë. Kompania ka raportuar për një rritje të madhe të abonentëve në tremujorin e dhjetorit, duke e çuar totalin në 260 milionë.
Netflix po planifikon të rrisë të ardhurat nga reklamat deri në vitin 2025, duke ofruar më shumë përvojë me tituj origjinalë dhe të licencuar.