Nelly Furtado ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje elegante dhe plot vetëbesim, vetëm pak muaj pasi reagoi ndaj kritikave për trupin e saj në rrjetet sociale. Ajo u shfaq në një event në Toronto me një bodysuit mëndafshi në ngjyrë blu të errët me stil korseje, të kombinuar me një xhaketë dhe taka me shkëlqim, duke marrë komplimente të shumta nga fansat .
Këngëtarja ka qenë e hapur kundër body-shaming, duke theksuar rëndësinë e vetë-pranimit dhe besimit në vete. Paraqitja e saj e fundit shihet si një mesazh i qartë ndaj kritikëve, duke treguar se ajo vazhdon të ndihet e fortë dhe e sigurt në lëkurën e saj, ndërsa fansat e kanë përshëndetur për guximin dhe stilin e saj


