Yjet më të mëdhenj të Hollywood-it do të mblidhen më 15 mars në edicionin e 98-të të Academy Awards (Oscars 2026), që do të mbahet në Dolby Theatre, Los Angeles. Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit do të shpërblejë arritjet më të mira kinematografike të vitit.
Ceremonia nis në orën 19:00 sipas kohës së SHBA-së (ET).
Sipas orës sonë, transmetimi i tapetit të kuq fillon rreth 00:30, ndërsa ceremonia zyrtare nis në 01:00 pas mesnate (nga e diela në të hënë).
Për të dytin vit radhazi, mikrofoni i besohet komedianit Conan O’Brien, i cili pas suksesit të vitit të kaluar rikthehet si prezantues i mbrëmjes. Me stilin e tij ironik dhe humorin inteligjent, pritet të sjellë energji dhe momente të paharrueshme.
Mes prezantuesve të konfirmuar janë emra të njohur si:
- Javier Bardem
- Chris Evans
- Demi Moore
- Kumail Nanjiani
- Maya Rudolph
Sipas traditës, fituesit e vitit të kaluar në kategoritë e aktrimit do të rikthehen për të dorëzuar çmimet këtë vit.
Në garë për aktorin më të mirë janë:
Michael B. Jordan, Timothée Chalamet, Leonardo DiCaprio, Ethan Hawke dhe Wagner Moura.
Për aktoren më të mirë konkurrojnë:
Jessie Buckley, Emma Stone, Kate Hudson, Renate Reinsve dhe Rose Byrne.
Filmi “Sinners” ka bërë histori me 16 nominime, duke u bërë filmi më i nominuar i të gjitha kohërave.
Në kategorinë filmin më të mirë garojnë 10 tituj, përfshirë:
“F1”, “Frankenstein”, “Hamnet”, “One Battle After Another”, “Sinners” dhe “Train Dreams”.
Pas një viti pa performanca live, këtë herë rikthehen momentet muzikore. Do të performohen dy këngë të nominuara për “Best Original Song”, përfshirë:
- “Golden” nga KPop Demon Hunters
- “I Lied to You” nga Sinners
Me nominime rekord, rikthimin e performancave live dhe një prezantues që garanton humor, Oscars 2026 pritet të jetë një nga edicionet më spektakolare të viteve të fundit.


