Inteligjenca artificiale (AI) do të ndryshojë tregun e punës, duke eliminuar disa role, duke transformuar të tjera dhe duke krijuar të reja, sipas Mira Muratit, Shefe e Teknologjisë në OpenAI. Në një diskutim në kolegjin Dartmouth, ajo shprehu se punët rutinore dhe jo-kreative duhet të zëvendësohen me pune te reja për të rritur cilësinë e punës.
Murati theksoi se përdorimi i AI-së do të zgjerojë kapacitetet njerëzore si inteligjenca dhe kreativiteti. Megjithëse ndikimi i plotë i AI-së në tregun e punës nuk është i qartë, ajo është optimiste se do të krijohen vende të reja pune dhe bëri thirrje për përdorimin e AI-së në profesione të ndryshme për të përfituar nga avantazhet e saj.