Aktori i njohur amerikan, Michael Madsen, është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare. Ai ishte i njohur për rolet e tij ikonike në filma të Quentin Tarantinos si “Reservoir Dogs” dhe “Kill Bill”, ku u dallua për interpretimin karizmatik dhe shpeshherë të errët.
Madsen la pas një karrierë të gjatë në kinematografi, me mbi 150 projekte filmike. Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka tronditur botën e filmit dhe fansat anembanë globit, të cilët po ndajnë homazhe dhe kujtime në rrjetet sociale.