Këngëtarja e njohur soul dhe ish-anëtarja e grupit hip-hop Sequence, Angie Stone, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare pas një aksidenti automobilistik në Montgomery, Alabama.
E nominuar tre herë për Grammy, ajo është më e njohur për hitin “Wish I Didn’t Miss You” (2001). Karriera e saj nisi në vitet ’70 me Sequence, ndërsa më vonë pati sukses si solo-artiste me albume si “Mahogany Soul” (2001) dhe “Love Language” (2023).