Aktori i njohur amerikan Richard Chamberlain ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, si pasojë e komplikimeve pas goditjes në tru.
Chamberlain njihej si një nga aktorët më të gjithanshëm të Hollivudit, i quajtur shpesh “mbreti i mini-serive” për rolet e tij ikonike në prodhimet më të mëdha televizive të viteve 1980.
Ai u bë i njohur ndërkombëtarisht për rolet kryesore në mini-seritë “Shogun” (1980), “Zogjtë vdesin duke kenduar” (1983), “Wallenberg” (1985), si dhe në versionin origjinal të “The Bourne Identity” (1988).
Performanca e tij në “Shogun” i solli Çmimin Golden Globe për aktorin më të mirë dhe një nominim për Emmy, ndërsa suksesi global erdhi me “Zogjtë vdesin duke kenduar”, për të cilën fitoi një tjetër Golden Globe më 1984 si aktori më i mirë në një mini-seri ose film televiziv.
Richard Chamberlain do të kujtohet si një figurë madhështore e skenës, ekranit dhe televizionit, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike që do të jetojë përtej kohës.