Vetëm pak ditë pasi paraqiti kërkesën për divorc nga Keith Urban, Nicole Kidman u shfaq sërish në publik me një pamje mjaft tërheqëse. Ajo ishte e shoqëruar nga vajzat e saj, Sunday Rose (17) dhe Faith Margaret (14).
Aktorja mori pjesë në sfilatën e modës Chanel, si pjesë e “Javës së modës” në Paris, më 6 tetor. Kidman zgjodhi një këmishë të bardhë, të lirshme, të kombinuar me pantallona blu të çelët dhe një çantë të kuqe, ndërsa grimi i saj ishte i lehtë dhe natyral, me nuanca rozë dhe nude.