Jesse Colin Young, vokalisti i njohur i grupit The Youngbloods, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Ai u gjet pa ndjenja në shtëpinë e tij në Aiken, Karolinën e Jugut, të dielën pasdite dhe u shpall i vdekur në spital në orën 15:13. Sipas mjekësisë ligjore, vdekja e tij ishte natyrale, por shkaku zyrtar ende nuk është konfirmuar.
I njohur për këngën ikonike të viteve ’60 “Get Together”, një himn për paqen dhe vëllazërinë, Young ishte një figurë kyçe në skenën muzikore të asaj kohe. Përveç suksesit me The Youngbloods, ai zhvilloi edhe një karrierë të gjatë solo, duke kombinuar folk, blues, jazz, country dhe rock. Aktivist i zjarrtë për çështje sociale dhe mjedisore, Young ishte një simbol i kulturës hipi të viteve ’60.
Pusho në paqe, legjendë!
