Brandon Blackstock, ish-bashkëshorti dhe menaxheri i mëparshëm i këngëtares Kelly Clarkson, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare pas një beteje trevjeçare e gjysmë me melanomën, një formë e rëndë e kancerit të lëkurës. Lajmi u konfirmua nga familja, e cila bëri të ditur se ai u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, i rrethuar nga të afërmit, duke kërkuar respektimin e privatësisë në këtë moment të vështirë.
Blackstock dhe Clarkson u njohën në vitin 2006 dhe u martuan në vitin 2013, duke sjellë në jetë dy fëmijë. Ai ishte një figurë e njohur në industrinë e muzikës, duke menaxhuar artistë të mëdhenj si Blake Shelton dhe Rascal Flatts. Pas divorcit në vitin 2022, marrëdhënia e tyre mbeti në qendër të vëmendjes, sidomos pasi Clarkson anuloi projekte të rëndësishme për t’u përkushtuar fëmijëve gjatë sëmundjes së tij. RIP.