Aktorja Michelle Trachtenberg, e njohur për rolet në Gossip Girl dhe Buffy the Vampire Slayer, është gjetur e pajetë në banesën e saj në Nju Jork, në moshën 39-vjeçare. Sipas policisë, vdekja ka qenë natyrale, por komplikacionet pas transplantit të mëlçisë mund të kenë ndikuar. Autopsia pritet të sqarojë shkakun e saktë.
Traktenberg i ishte nënshtruar një transplanti pas problemeve të shkaktuara nga konsumimi i alkoolit. Ajo u bë e njohur me rolet në Buffy the Vampire Slayer (2000-2003) dhe Gossip Girl (2008-2012).
Mikja e saj, Rosie O’Donnell, e quajti humbjen “të dhimbshme” dhe tha se do të kishte dashur ta ndihmonte më shumë.