Natalie Portman ka mirëpritur fëmijën e saj të tretë dhe të parin me partnerin, producentin francez të muzikës Tanguy Destable. Sipas një burimi aktorja 45-vjeçare solli në jetë foshnjën gjatë muajit gusht në Paris. Gjinia dhe emri i të porsalindurit nuk janë bërë ende publike.
Fituesja e çmimit Oscar është gjithashtu nënë e djalit Aleph, 15 vjeç, dhe vajzës Amalia, 9 vjeçe, nga martesa e mëparshme me Benjamin Millepied. Portman dhe Destable e bënë publike lidhjen në mars të vitit 2025, ndërsa aktorja konfirmoi shtatzëninë në prill, duke e përshkruar atë si një përvojë më të qetë dhe të mbushur me mirënjohje.


