Vetëm dy ditë pas ditëlindjes së 55-të, Naomi Campbell tërhoqi vëmendjen në Grand Prix-in e Monakos me një pamje elegante: bluzë rozë e zezë, fund të shkurtër me detaje rozë, syze dielli dhe aksesorë të zgjedhur.
Ajo u pa në pistë përkrah will.i.am, ndërsa i pranishëm ishte edhe Patrick Dempsey, i cili foli për rolin në filmin “Ferrari” dhe përvojën në garat e qëndrueshmërisë.
Ngjarja bashkoi sërish yje të mëdhenj të modës dhe ekranit në një prej eventeve më të famshme të vitit.
