Elon Musk ka prezantuar Grokipedia, platformën e re të inteligjencës artificiale që synon të konkurrojë Wikipedia-n, e cila prej vitesh kritikohet nga disa qarqe politike. Sipas Musk, Grokipedia është ndërtuar mbi bazën e chatbot-it Grok dhe synon “vetëm të vërtetën”, duke ofruar përmbajtje të krijuara nga AI me burime të shumëfishta dhe qasje të hapur për përdoruesit.
Versioni i parë përmban afro 885 mijë përkufizime, shumë më pak se Wikipedia, por Musk premton se versioni 1.0 “do të jetë dhjetë herë më i mirë”. Platforma ka fituar mbështetje nga qarqe konservatore dhe figura të djathta, ndërsa kritikohet për prirje ideologjike në disa artikuj, përfshirë edhe atë për vetë Musk. Sidoqoftë, Grokipedia është prezantuar si përpjekje për të ofruar një enciklopedi “pa propagandë” dhe me akses të lirë për të gjithë.


