Platforma e mediave sociale X u bllokua për gati 12,000 përdorues të hënën dhe pronari i saj Elon Musk tha se ndërprerja ishte rezultat i një sulmi kibernetik.
“Pati (dhe ende vazhdon) një sulm masiv kibernetik kundër (platformës) X. Ndaj nesh ka sulme çdo ditë, por këtë radhë është bërë me shumë mbështetje, ose nga një grup i madh, i koordinuar dhe/ose një vend”, shkruante zoti Musk në një postim.
Një burim në industrinë e infrastrukturës së internetit tha se X ishte prekur nga disa ndërprerje shërbimit duke filluar nga orët e mëngjesit.
Burimi foli në kushte anonimiteti pasi personi nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht për këtë çështje. Bllokimi shkaktohet kur faqe të shumta interneti vënë në shënjestër një platformë duke shtuar artificialisht trafikun.
Sulme të tilla nuk janë domosdoshmërish të sofistikuara, por ato mund të shkaktojnë ndërprerje të konsiderueshme.