Një studim i ri nga Universiteti i Australisë Perëndimore dhe institucione të tjera ka zbuluar një lidhje të qartë midis mungesës së mëngjesit dhe rezultateve më të ulëta në testet e pismenisë dhe matematikës. Studimi analizoi 28,651 nxënës të moshës 8-16 vjeç në Australi, gati 60% e nxënësve nuk hanë mëngjes rregullisht
Të dhënat tregojnë se 57.6% e nxënësve e anashkalojnë mëngjesin të paktën një deri në gjashtë herë në javë, ndërsa 10.1% nuk hanë kurrë mëngjes. Këta nxënës kishin gjasa më të larta për të pasur rezultate nën standardin kombëtar në të gjitha kategoritë e testit NAPLAN, i cili vlerëson aftësitë e leximit, shkrimit dhe matematikës.
Pse fëmijët nuk hanë mëngjes?
Arsyet për anashkalimin e mëngjesit ndryshojnë. Disa fëmijë vijnë nga familje me vështirësi financiare, duke mos pasur akses në një ushqyerje të shëndetshme. Të tjerë kanë orare të ngarkuara në mëngjes dhe nuk arrijnë të hanë para shkollës. Ndërsa adoleshentët, veçanërisht vajzat, shpesh shmangin mëngjesin për shqetësime mbi peshën dhe pamjen fizike, çka mund të çojë në pasoja afatgjata për shëndetin.
Zgjidhja: Programet e mëngjesit në shkolla
Ekspertët sugjerojnë se programet e mëngjesit në shkolla mund të ndihmojnë në sigurimin e një diete të rregullt dhe të shëndetshme për nxënësit. Këto programe jo vetëm që mund të mbështesin fëmijët nga familjet në nevojë, por gjithashtu përmirësojnë koncentrimin dhe performancën akademike.
Studiuesit planifikojnë kërkime të mëtejshme për të kuptuar më mirë arsyet e kësaj problematike dhe për të krijuar strategji efektive për përmirësimin e zakoneve të ushqyerjes tek nxënësit.