YouTuber-i i njohur, MrBeast, ka bërë një tjetër veprim që i ka bërë shumë njerëz të flasin. Në një postim në faqen e tij X gjatë ditës së sotme, MrBeast shpalli se ‘videoja e parë X’ e tij ka arritur një shifër të mahnitshme prej 250,000 dollarësh, një lajm i cili ka tronditur botën e rrjeteve sociale.
Megjithatë, surprizat nuk mbarojnë këtu. Përmes llogarisë së tij në Twitter/X, MrBeast bëri një njoftim se do t’i dhurojë 250,000 dollarë në total,ndër 10 përdorues të rastësishëm. Për të marrë pjesë, ndjekësit duhet të ripostojnë dhe të ndjekin MrBeast në Twitter.
Fituesit do të shpallen pas 72 orësh, në orën 13:30 ET / 11:30 PT të mërkurën e ardhshme, siç ka njoftuar vetë YouTuber-i.