Instituti i Shëndetit Publik paralajmëron se kalimi i menjëhershëm nga ushqimi pa produkte shtazore në atë të pasur me yndyra mund të shkaktojë probleme si: të përziera, fryrje dhe dhimbje stomaku.
Pas një periudhe të gjatë me fruta, perime dhe peshk, trupi nuk është gati për ushqime të rënda menjëherë.
Zgjidhja? Kaloni gradualisht në ushqim të zakonshëm, konsumoni porcione të vogla në 3-5 vakte dhe zgjidhni mënyra të lehta gatimi.