Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Impressum
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Mos i çoni fëmijët e sëmurë në çerdhe!

    Mos i çoni fëmijët e sëmurë në çerdhe!

    Featured February 26, 2026Updated:February 26, 20262 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shkencëtari dhe nutricionisti australian nga Sidneji, Dr. Vinsent Kandravinata, ka reaguar publikisht duke kërkuar më shumë përgjegjësi nga prindërit kur bëhet fjalë për dërgimin e fëmijëve të sëmurë në çerdhe apo shkollë.

    Sipas tij, edhe një ftohje e lehtë mund të kthehet në një zinxhir infeksionesh që prek dhjetëra familje. “Mjafton një fëmijë me virus që brenda pak ditësh të infektohet e gjithë grupi. Më pas sëmundja përhapet në shtëpi, te vëllezërit, motrat, prindërit dhe gjyshërit dhe cikli vazhdon pa fund,” thekson ai.

    Dr. Kandravinata paralajmëron se disa prindër u japin fëmijëve barna për uljen e temperaturës para se t’i çojnë në çerdhe, në mënyrë që të mos duken të sëmurë. Ai e konsideron këtë veprim të papërgjegjshëm, pasi rrezikon shëndetin e komunitetit dhe të stafit edukativ.

    Ai shton se pasojat nuk janë vetëm disa ditë shqetësim: prindërit humbasin ditë pune, familjet përballen me stres të vazhdueshëm, ndërsa personat me imunitet të dobët mund të përjetojnë komplikime më serioze.

    Sipas rekomandimit të tij, fëmija nuk duhet të dërgohet në kolektiv nëse ka:

    • Temperaturë
    • Kollë të fortë ose të vazhdueshme
    • Të vjella apo diarre
    • Shenja të dukshme sëmundjeje

    “Përgjegjësia është e përbashkët,” thekson Dr. Kandravinata. “Ndonjëherë vendimi më i rëndësishëm për shëndetin nuk është ilaçi që japim, por vendimi për të qëndruar në shtëpi.”

    Mesazhi i tij ka nxitur reagime të shumta, por një gjë mbetet e qartë: një vendim i vogël mund të ketë pasoja të mëdha për gjithë komunitetin.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Radio Vala Rinore

    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024456 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024434 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023341 Views
    Our Picks

    Roli më i vështirë i karrierës së Anthony Hopkins

    February 26, 2026

    Mos i çoni fëmijët e sëmurë në çerdhe!

    February 26, 2026

    Paraqitje spektakolare e yjeve në Milan Fashion Week

    February 26, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2026 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version