Sot, më 12 gusht 2026, qielli do të ofrojë një nga fenomenet më spektakolare astronomike – eklipsin total të Diellit.
Eklipsi do të jetë i plotë në disa pjesë të Grenlandës, Islandës dhe Spanjës, ndërsa në shumë vende të Evropës do të shihet vetëm pjesërisht.
Edhe nga Kosova fenomeni do të jetë i dukshëm si eklips i pjesshëm. Në Prishtinë pritet të fillojë rreth orës 19:29, ndërsa maksimumi do të arrihet afërsisht në orën 19:38. Dielli në atë kohë do të jetë shumë pranë horizontit perëndimor, ndaj për ta parë nevojitet një vend me pamje të hapur drejt perëndimit.
E rëndësishme: Dielli nuk duhet të shikohet drejtpërdrejt me sy të lirë, syze të zakonshme apo përmes kamerës. Për vëzhgimin e eklipsit duhet të përdoren vetëm syze të certifikuara posaçërisht për eklipset diellore.


