Nëse ju ka mbetur bukë e vjetër dhe është tharë, nuk ka nevojë ta hidhni. Mund ta përdorni për të përgatitur një sallatë të lehtë italiane, të frymëzuar nga panzanella, ku buka kombinohet me domate të pjekura, borzilok dhe vaj ulliri.
Për përgatitjen nevojiten rreth 300 g bukë e vjetër, 500 g domate, 55 g ullinj, gjysmë qepe e kuqe, borzilok i freskët, vaj ulliri ekstra i virgjër dhe një lugë uthull vere të kuqe, si dhe kripë e piper.
Buka pritet në copa dhe përzihet me vaj ulliri të aromatizuar me borzilok, në mënyrë që të marrë shije. Më pas bashkohet me domatet, ullinjtë dhe qepën e kuqe, shtohet uthulla dhe në fund rregullohet me kripë e piper. Një mënyrë shumë e thjeshtë për të shfrytëzuar bukën e mbetur dhe për të përgatitur një vakt të freskët.


