Ngjyra e dhëmbëve nuk varet vetëm nga larja dhe higjiena orale. Ajo ndikohet edhe nga trashësia dhe ngjyra e dentinës , shtresa që ndodhet poshtë smaltit.
Nëse smalti është i hollë, dentina e verdhë mund të duket më tepër.
Faktorë si gjenetika, mosha, konsumimi i kafesë, verës së kuqe, duhanit apo disa medikamente mund të ndikojnë në ngjyrën e dhëmbëve, edhe te ata që kujdesen rregullisht për to.