Morena ka prekur zemrat e ndjekësve të saj me një dedikim për babain e sajtë ndjerë. Nëpërmjet një postimi të veçantë, ajo ndau me ndjekësit momentet më të çmuara të lidhjes së saj me të atin, duke shprehur dashurinë dhe mirënjohjen e pakufishme për rolin që ai ka luajtur në jetën e saj.
“Pa marrë parasysh se sa e gjatë do të rritem, do të shikoj përsëri tek ti” shkruan ajo, duke shtuar se çdo sukses i saj i dedikohet mbështetjes dhe përkushtimit të tij. Mesazhi i Morenës u prit me shumë reagime pozitive dhe komente të ngrohta nga ndjekësit, të cilët vlerësuan ndjeshmërinë dhe sinqeritetin e saj.