Monica Bellucci, e cila sapo festoi ditëlindjen e 62-të, foli për kalimin e viteve në një intervistë për Harper’s Bazaar Spain. Për aktoren italiane, plakja nënkupton fatin për të qenë ende gjallë dhe për të pasur një të ardhme.
Ajo thotë se përvoja e jetës i jep thellësi roleve të saj. Ndërsa bukurinë e lidh me pasionin, familjen, miqësitë dhe kënaqësinë e të parit të fëmijëve duke u rritur. Bellucci e sheh jetën si një transformim të vazhdueshëm dhe ndihet krenare për veten dhe për të qenët grua.


