Në samitin TIME100 të mbajtur në New York, është kapur një moment paksa i sikletshëm mes Meghan Markle dhe Princit Harry. Çifti mbërriti bashkë në ngjarje, por në disa raste Meghan nuk reagoi ndaj gjesteve të Harryt, duke e lënë atë në një pozicion të pakëndshëm në sfond.
Gjatë momentit të zbritjes nga makina, Princi Harry u përpoq t’i jepte dorën Meghan-it, por ajo – e përqendruar te përshëndetjet me të pranishmit – nuk ia hodhi as sytë.
Ai mbeti pas saj, me duart në xhepa, duke pritur në heshtje. Një moment i ngjashëm ndodhi pak minuta më vonë, kur Meghan, e përfshirë në përshëndetjet me turmën, sërish kaloi pranë burrit të saj pa ndonjë ndërveprim, duke e lënë atë një hap prapa.
Ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James, tha për DailyMail: “Pavarësisht nëse Harry po udhëheq apo po tërhiqet në prapaskenë, ai duket se luan rolin e ‘rezervës’, me qëndrime të ngathëta, ndërsa Meghan shfaq vetëbesim dhe dominon vëmendjen”.