Modelja Tyra Banks prej 20 muajsh jeton në Sydney dhe gjatë një daljeje në emisionin “Today with Jenna & Friends” ka zbuluar detaje nga jeta në Australi, arsyet e shpërnguljes dhe përmbushja e një ëndrre të kahmotshme.
Tyra zbuloi se është zhvendosur në Australi me partnerin e saj Louis Belanger-Martin dhe djalin e tyre nëntë vjeçar dhe jo përkohësisht.
“Unë kam kompaninë time të prodhimit të akullores. Kam udhëtuar shpesh në Australi sepse ne prodhonim recetat tona atje në një fabrikë të madhe. Thjesht rashë në dashuri me atë vend”, tha ajo.