
Modelja e njohur Lila Moss, vajza e ikonës së modës Kate Moss, tërhoqi gjithë vëmendjen në ndarjen e çmimeve prestigjioze “WSJ Innovator Awards” në New York.
Bukuroshja 22-vjeçare shfaqi një pamje të gjatë e elegante, duke veshur një fustan të shkurtër të zi, që theksonte linjat e saj të holla dhe stilin e sofistikuar.
E kombinuar me taka të larta dhe grim minimalist, Lila dha një shembull perfekt të thjeshtësisë luksoze, duke treguar se eleganca nuk ka nevojë për teprime.


