Më shumë se 200 statuja të arta të Wolfgang Amadeus Mozartit janë zhdukur nga një ekspozitë në Salzburg, qyteti i lindjes së kompozitorit të famshëm. Ekspozita ishte organizuar për të shënuar 270-vjetorin e lindjes së Mozartit.
Fondacioni Mozarteum kishte vendosur më 15 korrik gjithsej 320 figura, secila rreth 50 centimetra e lartë, që paraqisnin Mozartin së bashku me qenin e tij. Veprat janë krijuar nga artisti konceptual gjerman Ottmar Hörl. Vetëm brenda dy javëve të para u zhdukën mbi 80, ndërsa numri i figurave të humbura tashmë ka arritur në 210.
Hörl dyshon se nuk bëhet fjalë thjesht për vizitorë që i kanë marrë statujat si suvenir, por për një vjedhje të organizuar. Ai kishte planifikuar që pas përfundimit të ekspozitës figurat të shiteshin për rreth 100 euro secila.
Organizatorët kishin disa statuja rezervë, por jo aq sa për të zëvendësuar të gjitha ato që u zhdukën. Ekspozita është planifikuar të qëndrojë e hapur deri më 30 gusht.


