Edhe pse në mesin e miliarderëve, rutinat e përditshme mund të jenë tepër të ndryshme nga ato të njerëzve të zakonshëm, Kylie Jenner thotë se dëshiron të mbajë disa aspekte të jetës së saj sa më “tokësore”.
Në një intervistë të fundit, ylli i televizionit dhe biznesmenja e suksesshme ka zbuluar se pavarësisht pasurisë së madhe, ajo zgjedh të përgatisë vetë mëngjesin për fëmijët e saj.
Kylie pohon se ky akt i thjeshtë është një mënyrë për të ndërtuar lidhje më të forta me fëmijët dhe për t’u treguar atyre se sa të rëndësishme janë ata për të.