Frontmeni legjendar i grupit The Rolling Stones, Mick Jagger, ka lënë të kuptohet se grupi mund të rikthehet së shpejti në skenat botërore me një turne të ri.
Në një intervistë të fundit për BBC Radio 2, Jagger tha se mezi pret të rikthehet në turne me grupin e famshëm rok.
“Do të doja të shkoja në turne, mezi po e pres”, deklaroi ai, duke shtuar se nuk pret që kjo të ndodhë gjatë këtij viti, por shpreson që rikthimi të realizohet sa më shpejt.
Komentet e tij kanë rindezur spekulimet se The Rolling Stones mund të nisin një turne të ri gjatë vitit 2027, pasi grupi anuloi planet për një turne evropian në stadiume gjatë vitit 2026.
Ndërkohë, grupi po përgatitet për publikimin e albumit të tij të 25-të në studio, Foreign Tongues, i cili pritet të publikohet më 10 korrik. Në album do të marrin pjesë emra të njohur të muzikës si Paul McCartney, Robert Smith, Steve Winwood, si dhe bateristi i ndjerë i grupit, Charlie Watts.
Albumi do të përfshijë edhe një version të ri të këngës së njohur You Know I’m No Good të këngëtares së ndjerë Amy Winehouse.
Fansat e grupit shpresojnë se publikimi i albumit të ri do të pasohet nga një turne i madh ndërkombëtar, duke sjellë sërish në skenë një nga grupet më të suksesshme në historinë e muzikës rok.


