Aktori i njohur amerikan Michael B. Jordan ka fituar çmimin Best Actor në ceremoninë e Academy Awards 2026 për rolin e tij në filmin Sinners.
Ky është çmimi i parë Oscar për Jordan, i cili në fjalimin e tij falënderoi disa nga fituesit historikë të këtij çmimi, përfshirë aktorë legjendarë si Sidney Poitier dhe Denzel Washington.
Pas ceremonisë, aktori Will Smith e përgëzoi publikisht Jordan në Instagram, duke e quajtur suksesin e tij një moment historik për Hollywood-in.
Filmi “Sinners” ishte një nga produksionet më të suksesshme të këtij viti në Oscars, duke marrë gjithsej katër çmime, përfshirë edhe kategoritë për skenar, kinematografi dhe muzikë origjinale.
Fitorja e Jordan është konsideruar nga shumë kritikë si një moment i rëndësishëm në karrierën e tij dhe një tjetër sukses për kinemanë amerikane në vitin 2026.


