Edhe pse mënyrat e rritjes së fëmijëve kanë ndryshuar me kohën, psikologët theksojnë se disa metoda tradicionale kishin përfitime të mëdha që sot po mungojnë. Praktika si më shumë liri për të luajtur jashtë pa mbikëqyrje të vazhdueshme, pjesëmarrja në aktivitete sociale edhe kur nuk ka shumë dëshirë, apo përfshirja në punët e shtëpisë, i ndihmonin fëmijët të zhvillonin pavarësinë, përgjegjësinë dhe aftësitë sociale.
Ekspertët theksojnë gjithashtu rëndësinë e vendosjes së kufijve, të mësuarit përmes pasojave dhe rutinave familjare si vaktet e përbashkëta. Këto elemente ndihmojnë në ndërtimin e vetëbesimit, disiplinës dhe marrëdhënieve të shëndetshme. Edhe në një botë moderne, rikthimi i disa prej këtyre zakoneve të thjeshta mund të jetë çelësi për rritjen e fëmijëve më të qëndrueshëm dhe të përgatitur për jetën.


