Kompania amerikane Meta ka njoftuar heqjen e sistemit të deritanishëm të verifikimit të fakteve dhe uljen e cenzurës në platformat e saj, përfshirë Facebook, Instagram dhe Threads. Sipas themeluesit Mark Zuckerberg, kjo iniciativë synon të promovojë lirinë e shprehjes dhe të kthejë besimin e përdoruesve. Zëvendësimi i kontrollit të fakteve me “shënime komuniteti” – ngjashëm me atë që bëhet në platformën X të Elon Musk – synon të ofrojë më shumë transparencë dhe angazhim të përdoruesve.
Duke iu përgjigjur kritikave për prirje politike të moderimit, Zuckerberg ka deklaruar se Meta do të zhvendosë ekipet e moderimit nga Kalifornia në Teksas, ku ndjeshmëria ndaj prirjeve politike është më e ulët. Ai po ashtu ka premtuar heqjen e kufizimeve mbi temat e debatueshme si emigracioni dhe gjinia, duke theksuar se do të bashkëpunojë me administratën Trump për të luftuar censurën dhe për të mbrojtur kompanitë amerikane nga ligjet kufizuese të Evropës.