Meryl Streep po u jep fansave mundësinë të bëhen pronarë të disa prej veshjeve të përdorura në filmin “The Devil Wears Prada 2”. Aktorja, e cila është rikthyer në rolin e famshëm të Miranda Priestly, ka iniciuar në bashkëpunim me Christie’s një ankand bamirës që do të zhvillohet online nga 1 deri më 15 shtator.
Mes pjesëve që do të dalin në ankand është xhaketa me thekë Dries Van Noten e veshur nga Streep, si dhe veshje e aksesorë të përdorur nga Anne Hathaway, Emily Blunt, Stanley Tucci, Simone Ashley dhe Lady Gaga. Disa nga këto kostume do të ekspozohen falas për publikun në Christie’s në Nju Jork nga 8 deri më 13 shtator.
Të ardhurat nga ankandi do t’i dedikohen Committee to Protect Journalists (CPJ) dhe Council of Fashion Designers of America (CFDA), duke mbështetur lirinë e shtypit dhe komunitetin e modës. Më 10 shtator është planifikuar edhe një ankand i drejtpërdrejtë bamirës me kostume dhe përvoja të frymëzuara nga filmi.


