Melinda French Gates, ish-bashkëshortja e miliarderit Bill Gates, foli hapur për divorcin e saj në librin e saj The Next Day.
Ajo thotë se gjithçka nisi të ndodhte në fshehtësi, një vit para se të vinte certifikata zyrtare e divorcit.
Ajo ka dhënë edhe një intervistë në lidhje me këtë për revistën People, ku ka thënë se qysh në vitin 2019 ka filluar të shohë ankthe “për një shtëpi të bukur që po shembej rreth saj”.
Më vonë ajo i kuptoi si sinjale se kishte probleme në martesën e saj.