Rap-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka ndarë për herë të parë detaje rreth jetës së saj private. Në një intervistë për “The Elite Way”, Melinda ka pranuar për herë të parë se është e dashuruar.
Megjithëse ajo nuk zbuloi emrin e personit që i ka rrëmbyer zemrën, ajo u shpreh e lumtur dhe e përkushtuar në lidhjen e saj: “Jam e dashuruar. Nuk po ju tregoj me kë. Jam në lidhje. Jam shumë e lumtur. Nuk mund të gënjej,” tha ajo.