Gjithnjë më shumë njerëz përdorin melatoninën për të përmirësuar gjumin – nga të rritur me stres, te gratë në menopauzë dhe adoleshentët. Ky hormon natyral, që sekretohet nga gjëndra pineale, sinjalizon trupin se është koha për gjumë. Sekretimi fillon me errësirën dhe ndalet me dritën e mëngjesit.
Edhe pse melatonina është e lirë në treg si shtesë ushqimore, nuk duhet përdorur pa kujdes. Tek gratë mbi 40 vjeç, veçanërisht në menopauzë, niveli i saj bie dhe ndikon negativisht në gjumë. Megjithatë, një rutinë e rregullt gjumi dhe shmangia e dritave para fjetjes ndihmojnë më shumë se suplementet.
Kujdes:
- Përdorimi i gjatë mund të shkaktojë efekte anësore si përgjumje, dhimbje koke apo varësi psikologjike.
- Përdoreni maksimumi për 2–4 javë dhe vetëm me këshillë mjeku.
- Blini gjithmonë nga burime të sigurta.