Melania Trump ka thyer heshtjen pas incidentit tragjik në Pennsylvania ku Donald Trump u plagos në vesh. Në një deklaratë publike, ajo shprehu ngushëllimet e saj për familjet e prekura dhe mirënjohjen ndaj shërbimeve sekrete për reagimin e shpejtë.
Melania tha se është e pabesueshme që një akt i tillë dhune të ndodhë në vendin tonë. Ajo gjithashtu bëri thirrje për unitet dhe forcë në këto kohë të vështira. Melania përfundoi duke u lutur që asnjë familje të mos përjetojë një tragjedi të tillë në të ardhmen.