Mel Gibson ka kërkuar falje pas reagimeve që shkaktoi gjatë një paraqitjeje në FanExpo Canada në Toronto. Aktori 70-vjeçar, teksa doli në skenë për një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh, bëri disa lëvizje me duar duke imituar për pak çaste interpretuesin e gjuhës së shenjave që ndodhej pranë tij. Pamjet u përhapën në rrjetet sociale dhe shumë përdorues e kritikuan sjelljen e tij.
Pas kritikave, Gibson reagoi duke e cilësuar veprimin e tij si një moment “idiotësie spontane dhe të pamenduar”. Ai tha se nuk kishte pasur qëllim keqdashës dhe kërkoi falje nga të gjithë ata që ishin ndier të ofenduar.
Gjatë të njëjtit aktivitet, aktori foli edhe për karrierën e tij, filmat “Mad Max” dhe “Lethal Weapon”, si dhe për projektet e ardhshme kinematografike.


