Meghan Trainor po komenton përsëri mbi dramën e vazhdueshme “toksike” të grupit të nënave të lidhur me pervojen personale të Ashley Tisdale French për “The Cut”.
Trainor, ndau një video në Tik-Tok në të cilën ajo sinkronizohet me buzët e një skene të njohur nga sezoni i 5-të i Stranger Things-it, në të cilin Holly Wheeler (Nell Fisher) përpiqet të bindë një grup fëmijësh se miku i tyre imagjinar Z. Whatsit është vërtet një përbindësh. “Ejani, duhet të më besoni! Ju lutem, duhet të më besoni, duhet të më besoni”, thuhet në audio.
“Unë ende po përpiqem t’i bindë të gjithë se nuk jam e përfshirë në dramën e grupit të nënave”, shkroi këngëtarja e “Still Don’t Care” në video.
“Betohem se jam e pafajshme”, shtoi ajo në mbishkrim.

