Pas disa muajsh të vështirë, Megan Fox ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me ish-partnerin Machine Gun Kelly. Reperi ndau në Instagram një foto bardh e zi, ku shihet duke mbajtur dorën e vogël të të porsalindurit, krahas përshkrimit: “Ajo më në fund erdhi!! fara jonë qiellore 🥹💓♈️♓️♊️” dhe datës së lindjes.
Edhe pse Megan ende nuk ka bërë ndonjë postim, ky moment duket se e ka afruar çiftin që aktualisht nuk janë në marrëdhënie të mira. TMZ raportoi më herët se Megan ka kërkuar distancë nga MGK, pas ndarjes së tyre gjatë një udhëtimi në Colorado për ditën e falënderimeve. Megjithatë, ardhja në jetë e vajzës së tyre është padyshim një lajm i bukur. Urime!
