Frika nga humbja e masës muskulore i shtyn shumë persona mbi 40 vjeç të konsumojnë sasi të mëdha proteinash. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i tepërt suplementeve proteinike nuk është domosdoshmërisht i dobishëm. Këto produkte shpesh janë të përpunuara, përmbajnë ëmbëltues dhe kanë shumë pak fibra.
Një gabim tjetër është largimi i plotë i karbohidrateve dhe yndyrave të shëndetshme nga ushqimi. Pa burime të tjera energjie, organizmi mund t’i përdorë proteinat si karburant, në vend që ato të shërbejnë për mirëmbajtjen dhe rikuperimin e muskujve. Pas ushtrimeve rekomandohet një burim i shpejtë karbohidratesh, si banania, i ndjekur nga një vakt i plotë dhe i ekuilibruar.
Rëndësi ka edhe cilësia e proteinave. Mishi i përpunuar dhe produktet e mishit duhet të kufizohen, ndërsa përparësi mund t’u jepet pulës, peshkut, kosit grek, djathit të freskët, vezëve dhe bishtajoreve. Proteinat duhet të shoqërohen me drithëra integrale, perime, yndyra të mira dhe ujë të mjaftueshëm, pasi vetëm një ushqyerje e larmishme ndihmon në ruajtjen e muskujve dhe kontrollin e peshës.


