Vizita te dentisti që në moshë të hershme është thelbësore për parandalimin e problemeve dentare te fëmijët. Dhëmbët e qumështit edhe pse të përkohshëm, luajnë një rol të rëndësishëm në përtypje, të folur dhe zhvillimin e dhëmbëve të përhershëm. Me anë të kontrolleve të rregullta, dentisti mund të zbulojë në kohë probleme si kariesi i hershëm, shprehitë e dëmshme apo vonesat në daljen e dhëmbëve.
Përveç parandalimit, vizitat e hershme ndihmojnë në edukimin e fëmijës dhe prindërve për higjienën orale. Fëmijët mësojnë që të kujdesen për dhëmbët e tyre, ndërsa prindërit udhëzohen për mënyrën e duhur të pastrimit, ushqimin e shëndetshëm dhe përdorimin e fluorit. Kjo ndihmon në krijimin e shprehive të mira që ndikojnë në shëndetin afatgjatë të gojës.
Një tjetër përfitim i madh është shmangia e frikës nga dentisti. Kur fëmija viziton dentistin në mënyrë të rregullt që në moshë të hershme, ambienti dentar i bëhet i njohur dhe nuk përjetohet si kërcënim apo frikë. Kjo ndihmon që në të ardhmen, vizitat dentare të mos shoqërohen me stres apo ankth, por të jenë pjesë normale e kujdesit shëndetësor.