Mbreti Charles III ka konfirmuar se Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore. Pavarësisht rikthimit të tyre në Britani, çifti nuk do të përfaqësojë kurorën dhe nuk do të marrë përsipër detyra zyrtare mbretërore.
Harry dhe Meghan do të vazhdojnë veprimtaritë e tyre humanitare dhe afariste si qytetarë privatë dhe të pavarur financiarisht. Sqarimi është bërë për të shmangur spekulimet se kthimi i tyre mund të sillte rikthimin e modelit “gjysmë brenda, gjysmë jashtë” familjes mbretërore, i cili ishte refuzuar që në vitin 2020.


