Mbreti Charles ka marrë pjesë në emisionin radiofonik “The King’s Music Room” në Apple Music, duke ndarë me dëgjuesit listën e tij personale të këngëve të preferuara.
Ndër artistët e përzgjedhur janë Bob Marley, Kylie Minogue, Grace Jones, Davido dhe RAY.
Gjatë regjistrimit në zyrën e tij në Pallatin Buckingham, ai rrëfeu histori nga takimet me disa prej artistëve dhe ndau ndikimin që muzika ka pasur në jetën e tij. “Muzika më ka shoqëruar në çdo moment, duke më sjellë kujtime të lumtura, duke më ngushëlluar në çaste trishtimi dhe duke më dhuruar gëzim,” tha ai.
Në videon shoqëruese, mbreti shfaqet ulur në tavolinën e tij antike, me një dritë “On Air” pranë tij, ndërsa regjistron mesazhin e tij. “Këto janë këngët që më kanë sjellë gëzim dhe që dua t’i ndaj me ju,” përfundoi ai.