Mungesa e substanca ushqyese si hekuri, kalciumi, jodi, dhe vitaminat është një shqetësim global që prek më shumë se gjysmën e popullsisë së botës. Sipas këtij hulumtimi, mbi 5 miliardë njerëz kanë konsum të pamjaftueshëm të substancave ushqyese të rëndësishme si jodi, vitamina E, dhe kalciumi. Më tej, më shumë se 4 miliardë njerëz vuajnë nga mungesa e hekurit, riboflavinës, folatit dhe vitaminës C.
Këto substanca ushqyese luajnë një rol jetik për funksionet kryesore trupore, siç janë shëndeti i kockave, kualiteti i gjakut, imuniteti dhe mbajtja e një metabolizmi të shëndetshëm. Mungesa e tyre mund të çojë në sëmundje si anemitë, dobësia e kockave dhe imuniteti i dobët.