Matthew McConaughey ka treguar një histori të pazakontë nga një udhëtim në Meksikë, ku një film i realizuar me Jennifer Lopez e ndihmoi të shmangte probleme serioze me policinë kufitare.
Aktori tregoi se po udhëtonte me disa miq kur autoritetet i ndaluan në kufi. Situata dukej se po bëhej gjithnjë e më serioze, derisa njëri prej policëve e njohu McConaughey-n. Aktori përmendi filmin “The Wedding Planner”, ku luante përkrah Jennifer Lopez, dhe kjo ndryshoi menjëherë atmosferën.
McConaughey tha se filmi i vitit 2001, një nga komeditë romantike më të njohura të karrierës së tij, në atë rast e kishte nxjerrë nga një “problem shumë, shumë i madh”. Historia u tregua prej tij në podcastin Happy Sad Confused.


